Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të punimeve për rinkostruksionit të Mësonjtores së Parë Shqipe, u ndal dhe tek akuzat e opozitës mbi ndryshimin e emrit dhe humbjen e identitetit të godinës.
Rama i ftoi kundërshtarët politik të presin përfundimin e punimeve dhe të mos torolisin kot publikun me diyinformim, por të reagojnë atëherë kur gjërat janë të mbuluara nga pluhuri dhe nga mbeturinat dhe jo kur ato restaurohen.
Pjesë nga biseda:
Rama: Shumë mirë domethenë me rivendosjen e shkronjave aty, mbaron dhe puna.
Peleshi: Edhe spekulimet politike.
Rama: Kjo është një çudi e madhe me këta palaço.
Elva Margariti: Të simbolizosh një godinë të tillë dhe një ndërhrje që nuk kishte ndodhur që në 87-ë vetëm me simbolin e disa shkronjave është fatkeqësisht si gjithmonë qasja politike përpara çdo punë të mirë.
Rama: Të presin të mbarojë puna. Çësht ky hall i madh, u lëvizën i morën ikën, unë thash çfarë kishte ndodhë. Shkronjat vihen në vend aty, këta…
Si shpjegohet që kur janë duke rënë kur janë me merimanga , si nuk ngrihen njëher këta. Po sa rregullohen gjërat menjëherë nxjerrin bishta, Ç’a janë këta, ku jetojnë këta nga çfarë shekulli vijnë këta? Torolisin gjithë mendjet e njerëzve, analfabet funksionalë. Ata ëshët për t’i marrë dhe për t’i vendosur tek ajo banka atje.