Shërbimet Shëndetësore në Britani kanë zbuluar një ilaç eskperimental, që mund të jetë efikas ndaj Covid-19, që tani po testohet në institucionet shëndetësore. Ky ilaç mendohet të jetë efikas 100 për qind për mbrojtjen ndaj Covid-19. Kështu raporton e përditshmja “Daily Mail”.
Ilaçi u mor edhe si kurë nga ish-presidenti Trump në momentin që ai u infektua nga Covid-19 dhe që e përdorte atë si të përditshëm.
Kompania farmaceutike Regeneron tha ditën e martë se ilaçi i saj sjell një ulje 100 për qind të infeksioneve, mes këtyre që e kanë marrë këtë dozë dhe që ekspozohen tek një i afërm që është i prekur nga Covid-19. Sipas gazetës ‘Daily Mail’ ky ilaç sjell dhe një reduktim deri në 50 për qind edhe të personave që janë asimptomatik.
Në shtator të vitit që lamë pas, profesori, Peter Horby i universitetit të Oksfordit i cili është i përfshirë edhe në provën e këtij ilaçi tha se nuk kishte pasur ndonjë sinjal për efekt anësor.
Bota është në një proçes vaksinimi dhe se po punohet që të gjendet një kurë efikase kundër Covid-19. Ndërkohë që vazhdon procesi i vaksinimit ekspertët thonë se brenda gjashtë maujve të kenë një vaksinë efikase kundrejt këtij virusi.