Deputeti i majtë Ervin Bushati në Ora News u shpreh se zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, por jo aq sa dhuna zgjedhore. Ai po ashtu shtoi se shpreson në një marrëveshje mes palëve.
Pjesë nga fjala e Bushatit:
Opozitës i kemi dhënë gjithmonë më shumë se i takon, duke qenë të arsyeshëm, opozita nuk është armike por rivale. Jemi dy skuadra që me përmirësimine lojës e përmirësojnë vendin.
Jam optimist për një marrëveshje politike mes palëve. Palët poiltike duan të maksimizojnë veprimin e tyre, kanë kosto ekonomike dhe demokratike. Kriza krijon më shumë pasiguri në treg, kosumatorët e huaj kanë shtyrë pushimet e tyre, sjellja e papërgjegjshme opozitës ka bërë që të trembë disa faktorë ekonomikë.
Çadërzimi i gjithë situatës politike ka qenë me synim elektoral, të marrësh pushtetin, duke kërcënuar me destabilitet do të tregohet më e duruar dhe më e vetëpërmbajtur, po ndërtojmë një Shqipëri më të mirë. Shqipëria mund të dëmtohet kur opozita tregohet e papërgjegshme, historia e ka treguar që PS ka qenë nëna e procesit të kujdesjes së shtetit, PD ka qenë më destruktive dhe më nervoze.
Në 40 ditët e para të çadrës nuk kishte pjesëmarrje, në 40 ditëshin e dytë kishte përshkallëzim me mospjesëmarrje në zgjedhje, pas deklaratave të SHBA e panë që çëshjta e tyre nuk mori vëmendje ndërkombëtare. Pastaj erdhi kërcënimi me dhunë prej kamikazit Basha. Zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, por jo aq sa dhuna zgjedhore.
Ne si ai punon përditë jemi të hapur për dialog, jam optimist për një marrëveshje, të jetë një proces sa më i qetë, me këtë proces është i lidhur ngushtë me vettingun, 95% e shqiptarëve janë pro reformës në drejtësi.
(M.D/Shuplaka)