Ka pasur tensione në takimin e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me aktorët dhe artistët e teatrit Kombëtar.
Veliaj ka vendosur që t’ia mbyll gojën avokates Mirela Jorgo, e cila kërkoi që të fliste lidhur me ligjin e ri për teatrin.
Veliaj tha se sot ishte dita që të flisnin profesorët e artit si Robert Ndrenika dhe Luftar Paja që kishte lënë pushimet për këtë takim.
Avokatja këmbënguli deri në fund, po Veliaj tha se do të ketë një dëgjesë të dytë për shoqërinë civile.
Replikat:
Jorgo: Të dëgjuam gjysmë ore duke bërë propagandë këtu, do flasime dhe ne
Veliaj: Do doja që të dëgjoja profesor Robert Ndrenikën këtu, se ia dhamë fjalën, edhe Luftar Pajën që ka lënë pushimet për të ardhur këtu. Ju të shoqërisë civile do flisni njëherë tjetër.
Jorgo: Unë do të flas për ligjin, pasi jam pjesë e juristëve dhe shoqërisë civile.
Veliaj: Ju premtoj njëherë tjetër se do ulemi dhe të flasim, jua premtoj publikisht
(E.K/FAXWEB.AL)