Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News foli në lidhje me fillimin e ndërtimit të pallateve të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të kryeqytet.
Veliaj tha se javën që vjen do të nisin themelet për ndërtimin e pallateve tek zona e 5 Majit, ndërkohë që në nëntor do të nisin ndërtimet në Kombinat.
Kryebashkiaku shtoi se banorët do të pajisen me një kontratë porosie, e cila sipas Veliajt është garancia e apartamentit që do të marrin
“Ne do të fillojmë javën tjetër themelet e pallateve tek zona 5 maj, në nëntor do të fillojmë themelet pallateve në Kombinat, Unë besoj pjesa më e madhe e banorëve pasi të shikojnë këto projekte, banorët do të marrin, ku respektivisht do të ndërtohen në njërin 12 dhe në tjetrin 13 pallate, banorët do të marrin një kontratë porosie siç marrin një kontratë porosie në privat. Kur dikush shkon dhe prenoton, do të kenë këtë kontratë porosie e cila është garancia e apartamentit që do të marrin. E fundit deri në ditën kur të marrin çelësat e shtëpisë do të marrin bonusin e qirasë.
Kur të shikojnë se çdo shtëpi që do të marrin do të jetë më vlefshme se ajo që kishin, unë besoj se dhe kontrata në dorë do të jetë një mjet për ti sensibilizuar dhe për të kuptuar që po bëhet e gjithë kjo përpjekje për më mirë se për më keq aty e kemi.”- tha Veliaj.
(M.Q/Faxweb.al)