Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Amerikanët janë mes rrugës me armë në dorë”, Erion Kristo: I kam kaluar simptomat në Janar, po bëhet luftë klasash (VIDEO)

Aktivisti dhe pedagogu i njohur Erion Kristo ka folur me skype për “Radiografi e një Virusi Covid-19”, të gazetarit Artur Çani në Fax News, ku ka ndarë shqetësimet e tij për vendimet e qeverisë në lidhje me fashat orare dhe lejen për të dalë nga karantina për disa kategori të qytetarëve ku përfshihen të moshuarit, fëmijët dhe nënat e tyre.

Kristo tha se amerikanët sot janë në mes të rrugëve me armë në duar sepse ata nuk lejojnë askënd që të bëjë shaka me jetën e tyre, duke theksur se edhe popujt më të civilizur kanë pësuuar shtypje nga sitemet që kanë kaluar por që e kanë gjetur mekanizmin për ta kundërshtuar.

“Kryeministri kishte thënë që deri pak ditësh asnjë i moshuar të dalë, të shtunën video nga të moshuarit që shëtisnin. Të paraqesësh monstruozitetin që ke për artin është arritje për ty ti poshtërosh këta njerëz, dhe e kam me mijëra mendje që mendojnë dhe kundërshtojnë. Njerëzit po futen nëpër burgje prej virusit. Rumunët, izraelitët, gjermanët, italianët dhe shumë kombe të tjera, amerikanët janë sot janë në mes të shësheve me armë nëpër duar, nuk bën dot shaka me amerikanët. Asnjë popull nuk meriton të shtypet, pupolli spanjoll, grek, italian, gjerman kanë qenë të nëpërkëmbur, çdo popull në momente të caktuara mund të nëpërkëmbet, por reagojnë. Ka fëmijë që janë jetim, ka që jetojnë me baballarët, ka fëmijë 12-vjeç. Kjo është luftë klasash totali”.

Kristo ka komentuar edhe shpërndarjen e ndihmave ku tha se shkojnë përgjithësisht aty ku nuk duhet e si argument solli sraste konkrete që i ka njohur personalisht ndaj të cilëve nuk është dhënë asnjë përkrahje.

Pedagogu tregoi se në Janar ai dhe bashkëshortja e tij i kanë kaluar simptomat e ngjahsme me koronvirusin, ndërsa sfidoi autoritetet shëndetësore që t’ju bëjnë tamponët, dhe nëse rezultojnë se e kanë kaluar, të lejohen të dalin nga shtëpitëq e tyre.

“Analizoni shpërndarjen e ndihmave me video. Unë di vende që nuk shkojnë ndihmat, sepse nuk shkojnë aty ku duhet por ku nuk duhet. Unë nuk shqetësohem për njerëzit e thjeshtë, por me mijëra intelektualë, pedagogë e mësues, ti thuash që ore Erion je në terezi, ça po flet? Nuk do ishte më e leverdisshme që të bëheshin 4-5 spitale siç u bënë në vendet e tjera, bëjmë gjithçka që nuk na ndihmon. Shumë njerëz që njoh me dhjetra, janë sëmurë që në janar dhe shkurt, dhe e kemi kaluar këtë gjë. Kam pasur vetë dhe më vinte si gudulisje në fyt, gruaja ishte mjaft sëmurë por e kemi kaluar. Na bëni tamponin dhe nëse e kam kaluar më lejoni të dal përjashta. Ne lejohemi vetëm një person në familje për të blerë ushqimet”,tha aktivisti në Fax News.

Më tej Kristo bëri edhe një deklaratë të fortë kur tha se koronavirusi është një armë shumë e shtrnjtë dhe askush nuk do ta alokojë për Shqipërinë, ndërsa bëri apel se sfida më e madhe dhe ajo me ccfarë duhet të merret shteti është ekonomia si arma më e fortë.

“Unë nuk e di si t’jua shpjegoj këtyre njerëzve.  E rëndësishme është gripi është një armë biologjike shumë e shtrenjtë dhe asnjë njeri nuk do ta shpenzojë në Shqipëri. Shqiptarët me pragmatizmin e tyre e hodhën këtë situatë, ti rikthehemi ekonomisë se ajo është arma e vërtetë. Më bllokoni daljen në shesh por jo të mendoj. Një republikë ka 3 shtylla, gjyqësori është i shkatërruar, parlamentarizmi degjeneruar, ka ngelur vetëm një sistem, shoqëria civile ka marrë fund, media është e kapur, largo rastin ku po flasim e ndonjë tjetër, ndërkombëtarët të kapur. Ajo çfarë po ndodh në Komisionin e ligjeve është se po zhduket koncepti i ligjit, përfundoi Kristo.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close