Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Policia gjermane bastis xhaminë në Berlin, reagon me urgjencë Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdo?an, denoncoi bastisjen e policisë gjermane të bërë në fillim të kësaj jave në një xhami në Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dënoj fuqishëm bastisjen policore në Xhaminë Mevlana në Berlin gjatë faljes së namazit të sabahut”, u shpreh Erdogan në Twitter, duke thënë se veprimi i policisë ishte “padyshim i ushqyer nga racizmi dhe islamofobia, duke mospërfillur totalisht lirinë e besimit dhe duke e sjellë Evropën më afër errësirës së Mesjetës”.

“Evropa, e cila për vite me radhë është referuar si djepi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive, sot për fat të keq është kthyer në një strukturë që lufton dallimet brenda saj”, tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë gjithashtu theksoi se vendi i tij nuk do të lejojë kurrë asnjë justifikim për shkelje vulgare të ndonjë vendi të adhurimit.

Ai gjithashtu tha se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën e saj globale kundër racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë.

Policia gjermane të mërkurën bastisi xhaminë për shkak të një hetimi financiar, përderisa adhuruesit ishin mbledhur për faljen e namazit të sabahut

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *