Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shkodër, ku mësuesja Luljeta Shyti së bashku me 2 nxënës dhe një prind i është drejtuar policisë së qytetit me një denoncim të fortë.
Ata kanë akuzuar drejtoreshën e shkollës Shtoj i ri Saime Arapi për dhunë dhe kërcënime nga vetë ajo por dhe nga të afërm të saj. Mësuesja tregon se ka ngritur padi madje dhe ka kërkuar urdhër mbrojtjeje.
Nga ana tjeter në polici është thirrur dhe drejtoresha e cila sipas burimeve mohon akuzat dhe thotë që çdo gjë është një komplot për ta larguar atë nga puna.
Bëhet fjalë për një nxënës të klasës së 9-të quajtur Albert Shullani i cili njihet si nxënës problematik sipas drejtoreshës, që frekuenton pak shkollën dhe atehëre kur e frekuenton ka sjellje të papërshtatshme
Mësuesja thotë se drejtoresha ka futur dhëndrrin për ta kërcënuar madje ka tentuar ta dhunojë, si nxënësin në fjalë, ashtu edhe Shytin.
‘’Ka dy vitë që ndihet kërcënimi i pastër, drejtoresha thërret dhënrin e vetë që të rrihte nxënësit e klasës së nëntë. Na kërcënon edhe neve, ju ka thënë nxënësve që do ju bie burrin. Ne mësuesve na thotë që do të na heqë nga puna, i gjithë stafi është më lartë se ajo.
Fëmijët erdhën dhe thanë që dhëndrri i saj ishte gati që të më gjuante me grusht. Ku kemi shkelur ne ligjet dhe rregullat?! I kemi shfaqur problemet që kemi pasur, ka pasur dhe mësues që janë dhunuar. Unë kërkoj urdhër mbrojtjeje”, shprehet mësuesja.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=c1g7GJJBC6A&feature=youtu.be