Partia Demokratike përmes sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi pasditen e sotme se Edi Rama kishte përdorur avionin e “Air Albania” si ta kishte charter personal për të kaluar fundjavë turistike në Paris, ndërsa për këtë ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga.
Ky i fundit shkruan se akuzat janë të turpshme ndërsa thotë se udhëtimi është bërë bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi.
“E turpshme akuza për udhëtimin 24 orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”, shkruan Fuga.
Sipas Bardhit, teksa vendi ndodhet në krizë të thellë, kryeministri Edi Rama ka preferuar ta kalojë fundjavën në Paris që sipas saj ka shfrytëzuar avionin e ‘Air Albania’-s si charter personal, pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.
“Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?”, shkruan në rrjetet sociale sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Ai vijon më tej duke thënë shumë shqiptar priesin të riatdhesohen, ndërsa kreu i qeverisë vijon ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë (Lexo të plotë KËTU).
(F.GJ/FAXWEB.AL)