AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

EMRI/ Shpërthimi i makinës në mes të Tiranës, kush është shoferi që shpëtoi mrekullisht

Një makinë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur ngjitur me ‘Frigoriferin’ dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë që i është vënë një Benzi CLS.

Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Artion Bylyku.

Burime bëjnë me dije, se shpërthimi ka ndodhur sapo shoferi ka ndezur makinën. Sipas qytetarëve shoferi ka shpëtuar mrekullisht.

Zona është shumë e populluar dhe me nxënës të shkollave, ndërsa kanë qenë qytetarë ata që kanë raportuar lajmin.

Njoftimi zyrtar:

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *