Fax news mëson detaje të reja mbi djegien e banesës në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku si pasojë ka vdekur 42 vjeçari Nardi Xhukellari. (Lexo edhe ketu lajmin)
Burime të Fax news bëjnë me dije se 42-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Xhukellari, jetonte i vetëm në katin e dytë të një banese cila ishte në gjendje të keqe, thujase të rrënuar. Policia deklaroi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkendije elektrike.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.