Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë, ku mbeti e plagosur edhe motra e tij Eftiqi Qesko.
Policia ka vënë në pranga në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë
Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet e vendit ku ndodhi krimi i rëndë, në shëtitorën e Himarës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima ishte pranë supermarketit të motrës. Mësohet se motra Eftiqi Qesko, e cila është nisur për mjekim të specializuar në Vlorë, ka dalë para atentatorit për të mbrojtur të vëllanë.
Niko Goro është kushëri i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit.
Pista paraprake e hetimit është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro në fushën e ndërtimit.