Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi në makinën e tij i janë gjetur gjashtë mina me telekomandë.
Minat ishin fshehur në bagazhon e makinës, në një rrotë karroce, ndërsa ende nuk bëhet i ditur qëllimi se pse mund të përdoreshin. Sinaj ka qenë i dënuar dhe më parë për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Detajet e policisë për aksionin:
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi :
– Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”)
Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.
Vepra penale në ngarkim të tij ” Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
(E.K/FAXWEB.AL)