Julian Xhelili është polici që u plagos mbrëmjen e sotme në Berat, pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes dy familjeve.
Xhelili ndërhyri të shuante sherrin mes dy familjeve që kishte nisur në një rrugicë të qytetit të Beratit, pranë një marketi lagjeje.
Dy familjet e përfshira në konflikt janë me mbiemër Mema dhe Marini, 3 pjesëtarë të të cilave janë shoqeruar në Polici.
Mësohet se dy familjet janë përplasur me sende të forta, duke e pësuar dhe një banore. Më pas nuk dihen rrethanat, por polici ka marrë një plumb në këmbë, sipas informacioneve paraprake.
(E.H/Faxweb.al)