Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ikja e befasishme na ka pikëlluar të gjithëve”, mesazhi ngushëllues nga SHBA i Elmi Berishës për Kasem Hysenbelliun: I ndrittë shpirti në përjetësi

Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Elmi Berisha ka shprehur mesazhe ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të ‘Fax News’, Kasem Hysenbelliu.

Nga ShBA, Berisha e cilëson Hysenbelliun si një njeri me zemër të madhe, largpamës dhe luftëtar të fjalës së lirë. Ai shpreh ngushëllimet për familjarët, të afërmit dhe të njohurit për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Mesazhi i Elmi Berishës:

Kasem Hysenbelliu u largua prej nesh përgjithmonë. Një humbje e tmerrshme për familjen, një lajm shumë i trishtë për miqtë, një largim i parakohshëm për botën mediatike dhe një ngjarje e pabesueshëm për kolegët, bashkëpunëtorët e mediat ku drejtoi e punoi. Ikja e befasishme dhe e padrejtë e Presidentit të “Fax News” Kasem Hysenbelliu, në kulmin e veprimtarisë së tij, na ka pikëlluar pa masë të gjithëve.

Nga Amerika e largët në emrin tim personal, në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe gjithë komunitetit shqiptar në New York, u shprehi ngushëllimet më të thella familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të Kasemit, nderimet më të larta për kontributin dhe veprimtarinë e tij të shkëlqyer në media dhe respektet më të veçanta për atë që ai i dha medias ku punoi e drejtoi për vite me radhë. Kasem Hysenbelliu themeloi dhe drejtoi me sukses të lartë në vitin 2017 televizionin informativ “Fax News” duke e kthyer në një media serioze dhe prestigjioze në peisazhin mediatik shqiptar.

Më herët, Kasem Hysenbelliu drejtoi dhe administroi Televizionin ‘News24’, Gazetën ‘Panorama’ dhe “Panorama Sport”. Sukseset e këtyre mediave më të rëndësishme në tregun e mediave në Shqipëri mbajnë edhe kontributin e lartë të Kasem Hysenbelliut. Në këto momente të vështira e dhimbjeje të pa masë, u shprehim mbështetjen tonë miku im Irfan, ju, familjarëve tuaj, të afërmve, të njohurve tuaj dhe ndajmë dhimbjen e madhe me ju. Në këtë humbje të pazëvendësueshme jemi pranë jush me lutjet tona, me përshpirtshmërinë tonë. Kasem Hysenbelliun do ta kujtojmë gjithmonë si njeri me zemër të madhe, mbështetësin e madh të gazetarëve, si luftëtar i fjalës së lirë, si largpamës, si një administrator të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një njeri shumë të veçantë.

Zoti ju forcoftë miku im Irfan Hysenbelliu për vëllain tuaj të dashur e shumë të çmuar.
Shpirti i Kasem Hysenbelliu pushoftë në paqen e amshuar. I ndrittë shpirti në përjetësi. I përjetshëm kujtimi dhe nderimi. Me respekt Kryetari i VATRËS, Elmi BERISHA

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.