Pak kohë më parë ministrja Socialiste Elisa Sipropali u bë nënë për herë të dytë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Kren.
Deputetja socialiste është shumë e rezervuar për jetën private dhe rrallë herë shfaq imazhe të fëmijëve të saj.
Së fundmi, deputetja ka publikuar një foto ku mban djalin e saj në prehër, i cili sot bën plot 9 muaj që nga dita kur ka ardhur në jetë.
“9 muaj në bark, 9 muaj në drit”– shkruan Spiropali krahas fotos së ngrohtë ku mban në prehër djalin.
Spiropali është e martuar me Salarjon Totaj, ish drejtor i Ujësjellësit Fier, dhe së bashku kanë edhe një një vajzë, Naltën.
(M.Q/Faxweb.al)