Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Eliona Mihali konfirmohet gjyqtare pranë Gjykatës së Vlorës, KPK: Nuk i është gjetur asnjë shkelje

Këtë të hënë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për gjyqtaren e Vlorës Elona Mihali. Pas konstatimeve të bëra, KPK nuk ka gjetur asnjë shkelje për Milali duke e konfirmuar atë si gjyqtare pranë Gjykatës së Vlorës.

Gjitashtu Mihali u vlerësua nga autoritete pozitivisht edhe sa i përket profesionalizmit dhe figures.

Trupa që gjykoi çështjen e Mihalit u kryesua nga Brunilda Bekteshi, relatore e çështjes ishte Valbona Sanxhaktari, ndërsa anëtare Genta Tafa (Bungo).

Sipas “Birn”, gjatë seancës Sanxhaktari la të kuptohej se Mihali nuk zotëronte pasuri. Ajo tha se dy pasuritë e familjes, një apartament në Tiranë dhe një tjetër në Vlorë ishin blerë nga familja para se Mihali të emërohej gjyqtare.

Megjithëse dukshëm të palidhura me karrierën e Mihalit si gjyqtare, KPK bëri me dije se kishte hetuar burimin e ligjshëm të pasurive. Sanxhaktari pohoi se prindërit e gjyqtares kishin pasur të ardhura të ligjshme për të cilat ishin paguar taksat. Po ashtu si Mihali ashtu edhe prindërit rezultuan me balance financiare pozitive.

Mihali në fjalën e saj tha se “vlerësonte hetimin” e Komisionit, ndërsa theksoi se në 7 vjet punë si gjyqtare kishte jetuar e ndarë nga familja dhe se ajo kishte mbuluar vetë shpenzimet e jetesës. “Kjo është se pse në 7 vjet unë nuk kam mundur të kursej apo blej pasuri”, tha ajo. Mihali u vlerësua pozitivisht edhe sa i përket profesionalizmit dhe figurës.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *