Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Çështja e ‘Detit’ do të zgjasë me vite”, historiania Kocaqi i jep këshilla qeverisë: Ja ku qëndron problemi, si mund të fitoni në Gjykatën Ndërkombëtare

Historiania Elena Kocaqi ishte e ftuar në studion e Fax News ku foli me detaje për çështjen e “Detit” duke thënë se do të zgjasë me vite pasi Gjykata e Hagës do të hetojë për këtë rast. Kocaqi thekson se qeveria duhet të marrë menjëherë grup ekspertësh dhe juristë që e njohin më së miri ligjin ndërkombëtar për të përfaqësuar sa më mirë Shqipërinë para Gjykatës Ndërkombëtare.

“Kjo çështje ka për të zgjatur me vite se duhet miratimi i dy palëve, kërkesa, pastaj shqyrtimi i Gjyaktës, ngritja e grupeve të ekspertizës, sat ë arrijmë deri në një vendim gjyqësor përfundimtar.

Qeveria shqiptare nuk duhet të nxitonte pasi Greqia është shumë e bezdisur sepse do vetëm të përfitojë. Mendoj se qeveria shqiptare duhet të mendohet mirë para se të marrë hapa të tjerë.

Duhet të konsultohet me një grup pune ekspertësh. Pa ata nuk do bëjë asgjë. Pastaj kur të konsultohen me grup pune, mund të paraqesin gjithçka në Hagë.

Problemi është se sa të zgjuar do të jemi ne që të gjejmë juristët më të mirë që janë marrë me çështjen e të drejtës ndërkombëtare dhe njohin të gjithë procedurat dhe ligjin ndërkombëtar shumë mirë”, tha Kocaqi.

Ndërsa e pyetur se si mund të zgjidhej çështja mes 2 vendeve pa përfunduar në Hagë, Kocaqi thotë se mjaftonte negociata për një marrëveshje të drejtë, por synimi i Greqisë është të përfitojë. Historiania sjell ndërmend marrëveshjen që kreu qeveria e shkuar nën presionin e grekëve duke thënë se nëse do të ishte ministre e jashtme e asaj kohe, do dorëhiqej nga posti.

“Po të mos kishte Greqia pretendime për të dalë sa më në veri. Nëse Greqia seriozisht do të ishte ulur për të negociuar një marrëveshje të drejtë, kjo gjë do të ishte zgjidhur shumë shpejt por tendenca e Greqisë nuk ka qenë për të negociuar marrëveshje të drejtë por për të shtrirë sa më në ujërat territorial të Shqipërinë në ZEE.

Pra nuk ka hapësirë aq të madhe për shtrirje 12 milje, të paktën nga territori i Shqipërisë. Greqia në 2 rastet ka dashur të përfitojë. Në negociatat që janë bërë në qeverinë e shkuar tregohet shumë qartë presioni i Athinës, shantazhi që do të pengoj për të hyrë në BE dhe gjithë ajo prapavijë dhe përgatitje me qëllim që të firmosej marrëveshje e padrejtë për Shqipërinë. Po të isha unë ministre e jashtme e asaj kohe, do jepja dorëheqje e nuk do firmosja”, shtoi Kocaqi. (A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *