Mjeti i pedagogut Arben Haxhiymeri, është pëfshirë nga flakët gjatë mesnatës së sotme. Praprakisht dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Edhe më herët në gushtit të vitit 2017, Haxhiymerit i kanë djegur makinën, madje e kishin paralajmëruar asokohe se nëse do të blinte makinë sërish do ia digjnin.
Ndërkohë Arben Haxhiymeri, më parë ka qenë përgjegjës i i departamentit të Edukates Qytetare tashmë vetëm pedagog pasi la postin që kur bashkëshortja e tij, Valentina Haxhiymeri, u zgjodh dekane e Fakultetit të Edukimit Fizik.
Një makinë është përfshirë nga flakët pak pas mesante në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan. Zjarri ka përfshirë mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.
(M.Q/Faxweb)