AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ekzekutimi i Kastriot Reçit, Lleshaj i vendosur: Vrasje mafioze, nuk do të ngelet pa u zbardhur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh me nota optimizmi se vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi në qendër të Rrëshenit do të zbardhet.

I ftuar në emisionin “Kapital”, shefi i Ministrisë së Brendshme e cilësoi vrasjen mafioze dhe deklaroi se policia po punon shumë fort për të kapur autorin.

“Është e mundur gjithçka, por nuk ka indicve për asgjë. Ka vetëm një fakt, që kemi të bëjmë me një vrasje mafioze të mirëfilltë. Policia nuk mund të them nëse është afër ose larg zbulimit, por po punon me intensitete të larta, është e angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj. Hetimet kanë sjellë progres që jep arsye për optimizëm dhe policia është e bindur se gjithë skema e kësaj vrasjeje do të zbardhet. Nuk mund të ngelet pa u zbardhur.”

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *