02:24 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EKSKLUZIVE/ U mbajtën peng nga piratët në Nigeri, bab e bir kthehen në Tiranë, familja pagoi shumën e majme për lirimin e tyre

14:07 | 16/11/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
EKSKLUZIVE/ U mbajtën peng nga piratët në Nigeri, bab e bir kthehen në Tiranë, familja pagoi shumën e majme për lirimin e tyre

Nga Fatjon Gjinaj

Pas disa muajsh heshtje në lidhje me një ngjarje të dhjetorit të vitit të kaluar, Fax News ka mësuar se Mark dhe Ndoj Shytani, babë e bir, të deklaruar si pengje të piratëve në Nigeri, janë rikthyer në atdhe. Burime bëjnë me dije se ata ndodhen në Tiranë dhe i janë rikthyer aktivitetit të tyre si punonjës të një servisi.

Të njohurit e tyre rrëfejnë se janë paguar një shumë e konsiderueshme parash në rrugë private për të bërë të mundur lirimin e Mark dhe Ndoj Shytanit nga pengmarrja e piratëve në Nigeri. Nga ana tjetër atë pretendojnë se shteti shqiptar nuk bëri asgjë konkrete për ti nxjerrë nga kurthi që iu ishte ngritur, rrëfen për Fax News një i afërm.

“Kanë qëndruar rreth 4 muaj në Nigeri, i kanë lëvizuar sa në një vend në një tjetër për të mos rënë në gjurmë. Janë trajtuar mirë, nuk janë dhunuar dhe ka pasur ushqim e veshmbathje të rregullt ndaj tyre.

Janë zhvilluar negociata private dhe është rënë dakord që kundrejt një vlere të konsiderueshme parash, të liroheshin.

Shteti nuk bëri pothuejse asgjë. Asnjë reagim as publik as privat për ngjarjen. Ndoj dhe Marku nuk duan ta ndjekin këtë çështje pasi nuk i shohin ndonjë zgjidhje, çfarë ka ndodhur ka ndodhur”, shprehen te njohurit e tyre.

Por çfarë ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar?

Ngjarja u raportua në atë kohë nga mediat ndërkombëtare ndodhi në portin Lagos. Anija “Stevia” me pronar Nikolin Gjergjin, ishte e ngarkuar me gips, pluhur dhe hekur që ishte nisur nga lindja e mesme drejt europës për llogari të kompanisë “Envi and E.E.”.

Mjeti lundrues ishte blerë nga Nikolin Gjergji në Bullgari pranverën e vitit 2020, ndërsa anija mbante flamurin Kamerunit dhe rezulton e regjistruar në këtë shtet ku kishte ndaluar të blinte edhe ngarkesa me destinacion Portin e Lagos.

9 pengje dy prej të cilëve nga Shqipëria u raportuan se ishin marrë nga një sulm i piratëve 52 kilometra l;arg brigjeve të Nigerisë. Babë e bir janë origjinë nga një fshat i thellë i Shkodrës, me emrin Shllak që jetojnë prej 20 vitesh në Tiranë.

Mjeti lundrues është blerë nga Nikolin Gjergji në Bullgari pranverën e këtij viti, ndërsa anija mbante flamurin Kamerunit dhe rezulton e regjistruar në shtetin e Kamerunit ku kishte ndaluar të blinte edhe ngarkesa me destinacion Portin e Lagos.

Burime bëjnë me dije se piratët kërkojnë para për lirimin e pengjeve por që Shqipëria nuk ndërhyn dot pasi gjithçka varet nga Kameruni dhe Bullgaria ku ishte blerë mjeti. Zona e Gjirit të Guinesë në Afrikë, është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë. Kjo është edhe një nga arsyet pse aktiviteti i piratëve në rajon është rritur vitet e fundit.

Etiketa: mark shytanindoj shytani
Pas

“Duhen shtuar qendrat sociale dhe të rriten pensionet”, Luljeta Bozo në Kuvend: Investime urgjente në fushën e ndërtimit

Para

Trafiku i rënduar në Tiranë/ Policia rrugore nuk “kursehet” me ndëshkimet, e pësojnë “Lamborghini” dhe 657 shoferë (VIDEO)

Para
Trafiku i rënduar në Tiranë/ Policia rrugore nuk “kursehet” me ndëshkimet, e pësojnë “Lamborghini” dhe 657 shoferë (VIDEO)

Trafiku i rënduar në Tiranë/ Policia rrugore nuk "kursehet" me ndëshkimet, e pësojnë "Lamborghini" dhe 657 shoferë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.