AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ekskluzive në Fax News/ Magazina e vajit të hashashit, rrëfehet punonjësja: Vajta për sherebelë, burri s’dinte gjë

Disa ditë më parë 4 punonjëse të një magazinë ku përpunohej vaj hashashi në Çorrush të Mallakastrës, janë kapur dhe janë proceduar penalisht.

Leonora Jaupaj njëra prej të akuzuarave u shpreh për “Fax News” se i është thanë që po përpunohej sherebelë.

Vetëm unë dhe kunatat e mia jemi proceduar, për të tjerat nuk e di. Magazina ishte e mbyllur nuk arrinim të shikonim asgjë. S’jam bashkëpunëtore, isha thjesht punëtore për 2 orë.

Nuk kam dijeni nëse të tjerët kanë përfunduar në polici. Këtu ka ardhur një grua dhe ka thënë policia, kemi vrapuar kemi ikur, dhe atje na ka kapur një polic me emrin ylli dhe kanë qëlluar në ajër. Pothuajse dëgjove zhurmë dhe nga persona të tjerë. Vura re që nuk ishte sherebelë sepse më bllokoi frymarrjen. Në punë më mori një djalë me emrin Gazi Burri s’dinte gjë se ishte magazinë hashashi.”ka thënë Leonora. 

Gjithashtu Leonora u shpreh se punonte për 20 mijë lek të vjetra dhe se ishte në kushte të vështira ekonomike.

(M.Q/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *