Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Emigrantët sjellin 9.5% të prodhimit kombëtar, Banka Botërore tregon si do jenë remitancat e Shqipërisë pas pandemisë

Efektet e pandemisë globale kanë filluar që të japin shenjat e para akoma pa filluar mirë riahapja e vendeve.

Në një raport të Bankës Botërore, e cila e konsideron rënien si më të mprehtën të historisë moderne, llogaritet që në të gjithë globin remitancat do të tkurren me 100 miliardë dollarë. I njëjti institucion  thotë se kriza e pandemisë dhe bllokimi i ekonomisë është duke goditur më shumë vendet e punës ku të punësuar janë emigrantët, të cilët janë dhe shtresa më vulnerabël në këto shtete, të cilët ndonjëherë puna në informalitet nuk i jep trajtim social

Pandemia e Covid-19 pritet që të godasë dërgesat që emigrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre duke i reduktuar ato me 28% në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria. Në Shqipëri pritet që për këtë vit sipas këtyre të dhënave, të ketë një rënie prej 200 milionë dollarësh nga këto dërgesa. Vitin e shkuar dërgesat e emigrantëve arritën në total 760 milionë dollarë, duke u rritur me 5% krahasuar me 2018-n.

Banka Botërore pret një rikuperim të këtyre dërgesave për të gjithë shtetet me të ardhura të ulëta e të mesme gjatë vitit të ardhshëm, megjithatë raporton se e ka të vështirë për të bërë vlerësime të sakta në vlera. Në Shqipëri të ardhurat e emigrantëve përbëjnë 9.5% të prodhimit kombëtar të vendit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *