Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Ekonomia e virusit, humbja më e madhe se 40 miliardë dollarë

Nga Klodian Tomorri

Një ditë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencën shëndetësore publike në shkallë globale, teksa numri i të prekurve nga coronavirusi ka arritur në gati 10 mijë. Seria afatgjatë e të dhënave tregon se virusi po përhapet në progresion gjeometrik me faktor të përbashkët 1.25.

Nëse merr për bazë parashikimet e ekspertëve se piku mund të arrihet pas 10 ditësh, atëherë modelet matematikore sugjerojnë se numri total i të prekurve mund të luhatet nga 30 mijë deri në 150 mijë njerëz në shkallë globale, ndërsa fatalitetet mund të variojnë nga 600 deri në 3 mijë vetë.
Shkalla e vdekshmërisë së virusit është relativisht e ulët, deri tani 2.2 deri në 2.3 për qind. Por përhapja e tij është e paprecedentë, pavarësisht përpjekjeve po ashtu të paprecedenta që po ndërmerren në rang global për ta izoluar virusin.

Megjithatë, ky është vetëm impakti shëndetësor. Coronavirusi mund të ketë edhe një pasojë tjetër shumë të rëndë, ngadalësimin e ekonomisë globale. Viti ikaluar ishte i vështirë për ekonominë botërore teksa prodhimi global u zgjerua me 2.9 për qind. Për këtë vit, FMN parashikon një përmirësim të lehtë duke projektuar se ekonomia botërore do të rritet me 3.3 për qind. Por coronavirusi i ndryshon llogaritë.

Agjencitë e specializuara ndërkombëtare paralajmërojnë se përhapja e virusit mund ta zbresë rritjen ekonomike të Kinës nën 5 për qind, për herë të parë pas shumë vitesh. Kjo do të përhapë dallgë turbulence në të gjithë ekonominë botërore.
Efektet janë të shumëfishta.

Në Kinë, një pjesë e madhe e fabrikave, prej ditësh janë të mbyllura dhe kanë ndërprerë prodhimin, për shkak të emergjencës shëndetësore. Kina konsiderohet si fabrika e botës, pasi gjeneron 20 për qind të prodhimit botëror industrial. Kjo do të thotë se impakti i mbylljes së fabrikave kineze në aktivitetin botëror industrial është i konsiderueshëm. Tani, kompanitë më të mëdha të botës si Apple, Samsung etj po përgatiten për shkëputje në zinxhirin global të ofertës.

Por aktiviteti industrial, nuk është i vetmi që po ndjen shtrëngimin e virusit. Tregtia dhe turizmi gjithashtu mund të preken, nëse bota nuk do të jenë në gjendje të përmbajë përhapjen e tij. Eksperiencat e mëparshme tregojnë se në raste epidemish, humbjet në sektorin e turizmit janë deri në 300 herë më të larta se kostot direkte shëndetësore të virusit. Bëhet fjale për miliarda dollarë.

E megjithatë dëmet më të mëdha ekonomike të virusit mund të vijnë nga efekti psikologjik që frika shkakton tek investitorët. Bursat ndërkombëtare kanë filluar sakaq të ndjejnë efektin, teksa çmimet e aksioneve dhe metaleve bazë që përdoren në aktivitetin industrial kanë nisur të bien. Dhe me gjasa rënia do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, derisa virusi të vihet nën kontroll.

SARS, epidemia që goditi Kinën në vitin 2002 shkaktoi humbje të ekonomisë botërore në masën 40 miliardë dollarë. Këtë herë gjasat janë që shifra të jetë më e madhe, edhe pse gjithçka do të varet nga intensiteti i perhapjes se virusit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *