Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E bujshme/ Babai i zv.ministres së Ramës mes të arrestuarve për trafik klandestinësh drejt SHBA

Në një operacion, të zhvilluar së fundmi nën drejtimin e autoriteteve amerikane për trafik klandestinësh nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, Policia Shqiptare ka arrestuar edhe shtetasin Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ard Veliu, njoftoi se ishin arrestuar 15 persona, në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”.

Arrestimet u kryen pas një hetimi të gjatë në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Një Task Forcë hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur
“JOINT SHIELD”, u krijua posaçërisht për këtë hetim.

Drejtori i Policisë Veliu deklaroi se ndër të arrestuarit ishte edhe “shtetasi Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë”.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Në bazë të verifikimeve, të kryera, rezulton se Eduard (Eduart) Haxhiu është babai i zëvendësministres së Arsimit, Lorena Haxhiu. Për të arritur në këtë konkluzion, redaksia konsultoi Regjistrin e Gjendjes Civile.

Në bazë të këtij hulumtimi rezultoi se atësia e zv.ministres Lorena Haxhiu është “Eduard”. Duke vijuar me verifikimet, rezultoi se shtetasi Eduard (Eduart) Haxhiu, babai i zv.ministres, është i vetmi shtetas shqiptar me këto gjeneralitete që ka lindur në vitin 1968, pra që sot është 52 vjeç, aq sa është përmendur edhe në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, shkruan Bold News.

Ka vetëm një detaj që duhet theksuar. Në Regjistrin e Gjendjes Civile, babai i zv.ministres është shënuar ‘Eduard”. Ndërsa në njoftimin e Policisë, emri i tij është shënuar “Eduart”.

Ndoshta mund të jetë një “lapsus” në shpejtësi nga ana e Policisë. Por, nuk përjashtohet mundësia që “lapsusi” të jetë i qëllimshëm, me synim për të shmangur lidhjen ndërmjet të arrestuarit për trafik klandestinësh dhe anëtares së kabinetit të Edi Ramës.

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *