Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Askush nuk e mban karrigen e Kadastrës në Vlorë, gazetari ngre dyshimet: Ka fantazma apo patate të nxehta poshtë kolltukut, dikush ta shpjegojë

Vetëm pak orë pas largimit nga detyra të Viola Himës, e cila kishte vetëm 4 ditë që ishte emëruar, është vendosur drejtori i ri i Kadastrës në Vlorë.

Bëhet me dije se postin e Himës e ka marrë Jurgen Pilikati, i cili është komanduar në krye të kësaj drejtorie, ndërkohë që ky është drejtori i shtatë që ikën dhe vjen në Hipotekëne Vlorës.

Të gjitha këto ndryshime kanë ngritur shumë pikëpyetje, në lidhje me çështjet e nxehta kryesisht për pronësinë e tokave në bregdet, ndërkohë që gazetari Edmond Arizaj në një shënim në rrjetet sociale kërkon që të jepen arsye për këto lëvizje.

Arizaj shkruan se me ironi se “Dikush duhet ta sqaroje kete enigme. Ose te gjendet fantazma, ose te gjendet patatja…Drejtoresha e terhequr sot, kishte vetem kater dite e emeruar.”

“Kadastra e Vlores, ka fantazma apo patate te nxehte poshte kolltukut te drejtorit? Kjo qe ndodh ne drejtimin e kadastres se Vlores, ka ndodhur vetem me ceshtje krimesh te renda, ku avokate, apo gjyqtare terhiqen me arsye te ndryshme. Brenda pak muajsh, 6 drejtore kane dhene doreheqjen nga ky institucion.

Tani ose brenda kadastres se Vlores ka fantazma, ose ka ndonje manjak qe e ka inatin vetem me kete post dhe kercenon kush emerohet aty…ose ka ndonje patate te nxehte, qe sado e embel te thone se eshte, askush nuk eshte budalla te perveloje duart, gojen e gjuhen per te provuar eshte e embel, apo jo. Nje patate qe duket se nuk eshte mbjelle ne Vlore, por eshte eksportuar. Dikush ka pergjegjesine te shpjegoje publikisht se cfare po ndodh. Dikush duhet te pyese se cfare dhe pse po ndodh. Dikush duhet ta sqaroje kete enigme. Ose te gjendet fantazma, ose te gjendet patatja…Drejtoresha e terhequr sot, kishte vetem kater dite e emeruar…”- shkruan Arizaj.

Kujtojmë se në Kadastrën e Vlorës, gjatë 9 muajve të fundit, ky është drejtori i shtatë që ikën e vjen.
ë 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Viola Hima emëruar 4 ditë më para,jep dorëheqjen. Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020) Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020) Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj) Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë) Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj) Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj) Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj) Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj).

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *