Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ruçi i ndërpret fjalën Ramës, ndërhyn Hajdari: Merr nga koha ime, je bërë për ujë të ftohtë

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten Rudina Hajdari në interpelancën e thirrur për Teatrin Kombëtar, ndërsa  shefi i qeverisë nuk tha gjë tjetër veçse lexoi disa mesazhe artistësh që kanë qenë pro shembjes së godinës.

Ndërkohë që nuk la emër pa përmendur e citat pa thënë pavarësisht se ku, kur dhe në çfarë rrethanash ishin cituar, Ramës im përfundoli edhe koha për të folur, ndërsa Ruçi i bllokoi mikrofonin. Por deputetja Hajdari i dha nga koha e saj sepse e kishte bërë për ’ujë të ftohtë dhe të sqarohej’

Rama lexon sms-në: Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bjeri shpejt. Erdhi 2015 po aty e keni prapë. Na thatë futuni në çadra se aty do bjerë. Pastaj Luli na tha dilni se fituam. Pastaj fitoi prapë Edvini dhe na thatë na e futi amerika. Erdhi 2019, ikët nga parlamenti por na ikën gjithë bashkitë dhe populli nuk u duk gjëkundi. Kur ikën të gjitha, na thanë oburra te unaza e re se aty do e kapim e s’ka më shans. E vetmja fitore ishte një natë që Edvini duke u kthy nga Vlora i ra nga Elbasani dhe ne, na ngeli vetëm libri i çunit të Fariut për unazën.

Hajdari: Unë nuk rtë thirra këtu për të thënë se a duhet një Teatër të ri, sepse e dimë të gjithë se duhet, dhe ti s’kishe pse flisje për këtë por pse u shemb godina e vjetër dhe çfarë po synohet me atë truall? A mos nuk është bërë qëllimisht në 17 vite të mos vihet dorë në atë teatër, ndërkohë që ka mbrojtu me ligj. Sapo keni ardhur në qeveri, për shpalljen e qendrës historike, qeveria juaj e ka përgjysmuar këtë qendër. Përveç faktit se doni të ndërtoni kulla dhe këtë keni bërë, por tek teatri keni prekur shumnë njerëz, e bëtë në mënyrë barbare, dhunuat, nuk pyetët askënd.

Merre edhe 3 minutëshin tim që të sqarohesh, e kuptoj shumë mirë situatën në të cilën dolët pasi ju ka bërë për ujë të ftohë”.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *