Kryeministri Edi Rama vijon pushimet në jug të vendit, ndërsa situat6a kryesisht në Tiranë është alarmante për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid dhe viktimave si p[asojë e Covidit.
Ndërsa sot u shënua një tjetër rekord infeksionesh me plot 154 qytetarë që rezultuan pozitiv nga testimet, kreu i qeverisë filmohet herë pas here tepër i relaksuar sikur pushimet për të të jenë në plan të parë.
Rama është filmuar së fundmi teksa hyn në ambientet e resortit luksoz në Jalë, Folie Marine, shoqëruar nga eskorta e tij. “Siç shihet Rama do e shijojë pasditen, me party-t luksoze dhe në grup që i kemi parë herë pas here në këtë resort, ndryshe nga shumë shqiptarë që nuk nxjerrin dot asnjë lekë për pushimet”, shrkuan JOQ e cila ka publikuar edhe pamjet.
Pas kryeministrit nuk mungon as eskorta, e cila e ndjek atë nga pas. Pamjet janë kapur nga një pushues, i cili shkruan se videoja sapo është bërë.
E teksa Rama relaksohet në Jug, shqiptarët janë ende nën stresin e virusit, i cili sot shënoi numrin më të lartë të infektuarëve. Shumë të tjerë vuajnë më transportin në autobuse, mungesës së kontrollit shëndetësor dhe shumë problemeve të tjera.