Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Edi Rama ‘hap thesin’ për mjekët dhe infermierët, premton rritje pagash: Do të jetë e konsiderueshme

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar publikisht mjekëve dhe infermierëve se do të kenë një rritje të konsiderueshme pagash në fillim të vitit që vjen.

Rama tha se rritja do të jetë e konsiderueshme, jo thjeshtë 5 apo 7%, por që të jetë në mesataren e lartë të rajonit, jo një rritje që do parashikohet sot për shumë larg në kohë, por që ta fusim në buxhetin e ri e ta bëjmë fakt që në nisje të vitit të ardhshëm.

Edi Rama premton rritje rrogash: Ajo që doja tua thosha është po përgatitemi për një rritje masive në aspektin cilësor e të shtrirjes së pagave. Duam të realizojmë një rritje pagash shumë të konsiderueshme, jo thjesht 5 apo 7 % që është edhe ajo rritje është por mund të konsiderohet për sektorë të tjerë.

Po bëjmë kalkulimet, po duam që në aspektin e pagës përtej bonusit që ju në vijën e parë që do i merrni deri në fund, po flasim për gjithë mjekët dhe infermierët në gjithë Shqipërinë të jemi në mesataren e lartë të rajonit, jo një rritje që do parashikohet sot për shumë larg në kohë, por që ta fusim në buxhetin e ri e ta bëjmë fakt që në nisje të vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close