Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë në rrjetin e tij Facebook, tha ndër të tjera se më 1 qerrshor do të hepen kufijtë tokësor me të gjitha vendet e rajonit, ndërsa për ato ajror, ai theksoi se duhet marrëveshje me vendet përkatëse. Për plazhet, Rama tha se do të hapen vetëm për hotelet dhe resortet më 1 qershor, ndërsa për qytetarët pas 10 qershorit.
“Kemi dëgjuar nga akademikët e shkencave në rrjetet sociale, se i jam bashkuar teorisë së Bill Gates për të futur çipa në trup për të kontrolluar mendjet e njerëzve dhe trurin e tyre. Jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por e dini se duhet të marrim miratim nga vendet e tjera që kemi linja ajrore? Sepse po u hapëm ne, mund të mos hapen vendet e tjera.
Faktet janë fakte, dhe fakti se disa nuk duan ti dinë, por kapen pas mirimangave dixhitale, nuk e shikojnë të vërtetën, pavarësisht se ajo është e vërtetë për ata që duan të dfëgjojnë dhe shikojnë. Kemi bërë diçka që dotë shkruhet në historinë e këtij vendi dhe do të mbahet mend si një histori e pa parë ndonjëherë suklsesi. Virusi është prezent dhe rreziku është real. Nga e hëna e ardhshme më 1 qershor do të hapim të gjithë kufijt tokësor me të gjitha vendet fqinje. Por jo plazhet natyrisht, të sharat më janë bërë shëndet.
Kam marrë të shàra nga plazhistë pse i kishte ngritur pòlicia nga plazhi në Dhërmi. Askush në botë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e ‘rërës së xanum’ do i ndéshkojmë pa asnjë kompromis. Nëse në do i hapim nga 1 qershori vetëm për hotele dhe pas 10 qershorit për të gjithë nga të gjithë. Asnjë kontratë e mëparshme nëse nuk do të konfirmohet nga ky autoritet licencues për plazhet. Duam që hoteleria të punojë dhe të mos konkurohet në mënyrë të pàndershme dhe palìgjshme për ofertën e shërbimit për plazh”, tha Rama
(F.GJ/FAXWEB.AL)