Kreu i Shtetit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e tmerrshme që tronditi Libinë dhe përkatësisht kryeqendrën e saj, Beirutin, ku deri më tani raportohet për mbi 50 viktima dhe 3000 të plagosur.
Meta shkruan se mendimet dhe lutjet e tij janë me popullin libanez, dhe familjet e viktimave e të plagosurve.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit. ?????”, shkruan Meta.
Nga ana e tij, kryeministri Rama shkruan se ngjarje të tilla të lënë pa frymë dhe pa fjalë ndërsa shpreh solidaritetin e tij me popullin e Libanit.
“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”, shkruan Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)