Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka qenë në Livadhe, Bashkia Finiq, ku ka dëgjuar problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj zone, ku ndër më kryesoret janë Çertifikatat e Pronësisë dhe vaditja e tokave.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij ministri Çuçi nuk i ka kursyer aspak lëvdatat ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili megjithëse ka 8 vite në pushtet, për Çuçin vazhdon te jetë i vetmi që mund të zgjidhë problemet e pronësisë.
Çuçi u shpreh se “katrahura që është bërë me pronësinë në këtë vend nuk ka tokësorë që ta zgjidhi, përveç Edi Ramës, ai e ka marrë përsipër, por duhet të kuptoni se kjo punë ka shumë halle…”