Ka nisur fushata e Partisë Demokratike, ndërsa fjalën e parë e ka mbajtur shkrimtarja e njohur Flutura Açka, e cila zbuloi dhe arsyet se pse zgjodhi që të pranonte ftesën e Lulzim Bashës për të kandiduar si deputete në qarkun e Elbasanit.
Pjesë nga fjala e Açkës:
Unë jam Flutura Açka, shkrimtarja shqiptare, të nderuar shqiptarë kudo që të jeni, të nderuar demokratë të këtij sheshi të pranishëm, të nderuar kolegë kandidatë, i nderuar zoti Basha. Si njeri i letrave unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër. Si njeri i mësuar me vite me vesin e vetmisë, nuk e kam të lehtë që të ndaj nga vetja emocionin, dhe nis dhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura. Dhe një prej tyre është të jem edhe këtu sonte me nje përgjegjësi shumë të madhe.
Për kujtesën, shpresën dhe të vërtetën dua të flas sonte. Nuk ka qenë e lehtë për mua, që të pranoja për të qenë pjesë e kësaj gare, ti thuash jo në kohëra si kjo e jona, nuk bën gjë tjetër veçse të pranosh postulatin, për vendin që kanë në ferr indiferentët e kohëve të turbullta. Unë vendosa që të mos jem indiferente, pasi me zgjedhjen për të kandiduar në Elbasan, ju më kthyet te kujtesa, duke hyrë në zemërekun e demokracisë, në zemër të asaj që deri dje e kam parë nga larg, me magjepsje po zbuloj se çfarë i shtyn këta dhjetra e qindra shqiptarë, që të dalin dhe të kërkojnë një jetë më të mirë për familjet e tyre.
Ajo shtysë besoj se është vetëm besimi te fitorja, që janë shqiptarë të denjë për një jetë më të bukur se kjo e sotmja. Në portat ku trokas janë larguar shumë prej familjeve, ikën se ishin të papunë, ishin pa identitet. Në këto zgjedhje kemi vetëm dy rrugë, ose të ndreqim demokracinë që kemi, pse të kalojmë në diktaturë.