Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

E veshur me rrobat e ISIS, këngëtarja shqiptare përfundon në polici për 5 orë

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka përfunduar në polici. Ky rast i ka ndodhur para disa vitesh këngëtares së njohur Ronela Hajati teksa ishte duke xhiruar klipin e këngës “A don si kjo”.

Figurantët  ishin veshur dhe ngjanin me formacionet e ISIS-­it, prandaj është shkaktuar debat dhe panik asokohe. Për këtë arsye, këngëtarja e njohur ka përfunduar në polici.

Kjo ngjarje ka ardhur sërish në vëmendje sonte në emisionin Soirée me Jonida Shehun në Top Channel.

Ronela Hajati e ftuar këtë të mërkurë në Soirée ka treguar më me detaje atë situatë, e cila është detyruar të shkojë në polici.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”– ka treguar Ronela Hajati.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *