AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E turpshme/ Ministria e Brendshme nuk i konsideron 8 të vrarët në Selenicë: Ja e vërteta… (FOTO)

Ministria e Brendshme i ka reaguar kreu të PD-së Lulzim Basha i cili deklaroi se grupet e rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit.

Ministria i ëhstë përgjigjur Bashës përmes një postimi në ‘Fcebook’ ku ka publikuar dhe një grafik me të dhëna.

Por ajo çfarë bën përshtypje është se ministria thotë se për periudhën Janar-Shtator në qarkun e Vlorës janë vrarë 6 persona.

Ndërkohë që vetëm në masakrën e Selenicës më 10 gusht u vranë 8 persona, ku Ritvan Zykaj ekzekutoi kushërinjtë e tij.

Ashtu si kryeministrit Rama edhe Ministrisë së Brendshme të Xhafajt duket se tragjedia e Selenicës që tronditi Shqipërinë, u prish atyre shifrat, dhe për këtë kanë zgjedhur t’i përjashtojnë nga llogaritja.

Postimi i Ministrisë së Brendshme:

GËNJESHTËR e TURPSHME! Lulzim Basha deklaroi në konferencë për media: “Nga qendra e Tiranës, nga zemra e Tiranës në Bllok, nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në Durrës, grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit”.

Opozita nuk bën gjë tjetër, veçse një sulm agresiv të qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend. Kjo padyshim për të nxirë imazhin e vendit dhe të Policisë. Por ja E VËRTETA në shifra!

(B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close