Policia e Devollit ka arrestuar mbrëmjen e sotme një 20 vjeçar i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua me aftësi të kufizuara mendore.
Bëhet fjalë për shtetasin Klavio Karumi, 20 vjeç, banues në Miras, i cili do të përballet me veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Mësohet se i riu e ka pranuar krimin e rëndë që ka kryer, që u zbulua pasi të afërmit morën vesh se 43 vjecarja kishte mbetur shtatzënë.
I riu, i cili së fundmi ishte fejuar, ka pranuar përpara bluve aktin e rëndë që ka kryer vazhdimisht me shtetasen në fjalë që vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi:
Devoll
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
(E.H/Faxweb.al)