AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

E rëndë/ Rreshjet e dendura përmbytin vendin. 43 persona humbin jetën, 24 të tjerë rezultojnë të humbur

Të paktën 43 persona kanë vdekur në Nepal nga e premtja e shkuar dhe 24 të tjerë rezultojnë të humbur për shkak të motit të keq që ka goditur vendin duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Sipas asaj që më bën me dije policia, rrugët dhe autostradat janë bllokuar në pjesë të ndryshme të vendit për shkak të baltës.

Edhe shtyllat e tensionit të lartë janë shembur për shkak të erërave të forta. Deri tani 20 persona janë plagosur dhe më shumë se 1000 të tjerë janë shpëtuar nga zonat e përmbytura.

Moti i keq do vazhdojë edhe në ditët në vazhdim dhe Departamenti i meteorologjisë ka ftuar banorët të qëndrojnë larg zonave problematike dhe të jenë gati për t’u larguar nga banesat në çdo kohë.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.