Një 54-vjeçare është gjetur e pajetë në një banesë në Vaqarr në Tiranë. Shtetasja F.N e cila është gjetur e vdekur nga familjarët dyshohet se vuante nga epilepsia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.10.2022, në fshatin Gropaj, Vaqarr, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete shtetasja F. N., 54 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga epilepsia.
Gruoi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.