Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E rëndë në Lezhë/ 60 vjeçari kryen marrëdhënie me të miturën me aftësi të kufizuara, çfarë u konstatua gjatë arrestimit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Lezhës, ku një 60-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur me aftësi të kufizuara.

Nuk dihen ende detaje rreth kësa ngjarje të rëndë, ndërsa në momentin e arrestimit 60-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi  ka ngacmuar dhe dyshohet se mund të ketë kryer marrëdhënie seksuale me një të  mitur me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, në momentin e arrestimin nga Policia, ky shtetas ka qënë duke drejtuar mjetin e tij , ku ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 0.93mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”,  “Vepra të turpshme” dhe “Drejtimi I mjetit në gjendje të dehur “”, thuhet në njoftimin e policisë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *