Një shqiptar është gjetur i goditur me thikë në qelinë e burgut në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune rreth orës 11.00, ku gardianët e burgut kanë gjetur të gjakosur shqiptarin, në qeli në godinën e pestë të burgut Koridallo të Athinës.
I dënuari shqiptar është goditur me thika në pjesën e pasme të trupit, ndërkohë është dërguar menjëherë në spitalin e të burgosurve, ku sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këto ngjarje, gazetari Shpëtim Zinxhiria për Fax News shprehet se: “Ambasada shqiptare në Greqi ka vite që nuk hetuar asnjë prej ngjarjeve të tilla plagosjesh apo vrasje, si dhe si gjithmonë i mëson nga media. Kjo ndodh për shkak të mungesës së vullnetit, por edhe të personelit nga ky institucion për të hetuar”