Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes, afër orëve të mesnatës, ku një automjet policie tip “Ford” ka përplasur një këmbësor, duke shkaktuar vdekjen e këtij të fundit.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, rreth orës 22:50, dhe viktimë ka ngelur qytetari rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.
Ndërkohë, uniformat blu kanë shkuar në skenënn e krimit dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.