Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreKulturëTe FunditTe Gjitha

“E përcolla deri te ambulanca, më tha a do vish me mua”, Ulis Krajka tregon momentet e fundit me të atin: Vaksinimi i personaliteteve? Ndoshta babai im …

Ulis Krajka, djali i kompozitorit të njohur Agim Krajka që u nda nga jeta për shkak të Covid- 9 në moshën 83-vjeçare, rrëfen ditët e fundit të të atit.

Ai konfirmon në një intervistë për “News 24” se babai i tij nuk u kontaktua për vaksinën ndonëse mban titullin  “Nderi i kombit”.

“Babai ishte mirë, ne bëmë dhe testin për Covid- 19 dhe na doli negativ. Pastaj ai pati temperaturë, folëm me mjeken e familjes dhe i morëm antibiotikë. Pas tri ditësh iu ul temperatura dhe ishte mirë. Të shtunën, iu ul niveli i oksigjenit. Nuk kishim kohë për asgjë, nuk gjenim dot oksigjen dhe çuam në spital. E përcolla deri te ambulanca dhe më tha, a do vish me mua, i thashë që do shkoja pas. Kaq ishte, nuk e pashë më…”, tregon Ulis Krajka.

I pyetur nëse i ati u kontaktua për të marrë vaksinën anticovid, ai mohon.

E pashë lajmin për vaksinën. Jo, ne nuk na morën. Mbase, thashë, babai nuk është aq personalitet…Nuk e di, mbase vaksina do e kishte shpëtuar, mbase jo”, thotë ai.

Ulis Krajka, edhe vetë kompozitor, rrëfen Agim Krajkën si baba e si kompozitor, si prind dhe artist.  Ai tregon se i ati “qëndroi tri ditë në spital. Ne folëm me mjeken që na informoi për hapat e ecurinë derisa na tha se mbaroi… Pati tri arreste kardiake, në fund ishte zemra që e la”.

Duke e parë të atin si shkollë më vete, sa i takon muzikës dhe mësimeve që i ka dhënë, Ulisi, vëren se ai  ishte i kujdesshëm, por duhej t’i shkoje nga pas. “Punonte në tavolinën e bukës, nuk kishte kushtet që kemi ne sot. Nuk e kuptoj si punonte me zhurmën tonë si fëmijë që luanim dhe me zhurmën e mamasë që lante tenxheret”.

Ndërsa vë në dukje sforcon e tij në kohë të vështira, Ulis Krajka, tregon se i ati sakrifikoi që dy djemtë të shkolloheshin në Amerikë, ndërsa Krajka punonte në lokale.

Njëherësh, ai ndalet dhe analizon raportin e Krajkës me regjimin, në kohët kur artistët qenë të detyruar të bëheshin pjesë e propagandës.

Unë e humba babain, shokun tim më të mirë”, thotë Ulis Krajka në një bisedë ku babai e artisti, sipas tij, të njësuar në përjetësi, lanë pas një shije të mirë duke ikur pa pengje.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.