Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E pazakontë/ Kush është gjyqtari ”boss” që iu bë pritë nga qytetarët para se të hynte në KPK, dyshohet se fshihet pas një biznesi…

Gjyqtari Bari Shyti është gjendur në vështirësi kur tek dera e godinës së KPK-së pa një grup qytetarësh që e akuzonin për korrupsion e pasuri marramendëse të padeklaruara.

Paraditen e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nis verifikimin e pastërtisë së figurës dhe të pasurisë së tij.

Rreth orës 10:00 gjyqtari i Apelit Administrativ në Tiranë me një çantë të zezë u paraqit në KPK.

“Gjyqtari Bari Shyti i korruptuar dhe me pasuri marramendëse të padeklaruara, hotele, lokale, miniera” lexoi në një nga pankartat, gjyqtari kur ktheu kokën.

Shyti, hyn në kategorinë e gjyqtarëve të pasur, pasi ka të dhëna të arsyeshme, se qëndron prapa një kompanie kromi që vepron në Bulqizë dhe një hidrocentrali “HEC Shytaj” që ndodhet në Bulqizë.

Kjo kompani kromi mban emrin “ERIM SH.P.K”, dhe sipas dukumentave zotërohet nga 100 për qind të aksioneve, nga vëllai i gjyqtarit administrativ të Apelit, Bari Shyti, shtetasi Islam Shyti.

Nga verifikimet e kryera rezulton se firma “ERIM SH.P.K”, zotëron leje minerare për shfrytëzimin e kromit në galeritë nr.3, 4 dhe 7, vendburime këto që ndodhen në zonën e Kodër Lerë në Bulqizë.

Në fakt emri i gjyqtarit Shyti, nuk del në asnjë dokument si pronar i kësaj kompanie. Por ai në një deklaratë pasurie të vitit 2008, ka pranuar se ka lidhje me shitjen e kromit nga kjo kompani. “…Në vitin 2008 gjyqtari Shyti deklaron se ka përfituar 21.000 dollarë nga mbledhja dhe shitja e 60 ton mineral krom në periudhën maj – qershor 2008 në stokun e kompanisë “ERIM”…”-.

Aksioner ne ndertimin e HEC?

Ndër të tjera në këtë dokument të siguruar nga “Ora News”, ka dyshime të forta se gjyqtari Bari Shyti, është aksioner në ndërtimin e hidroçentralit “HEC Shytaj” në Bulqizë.

Kjo pasi kompania “ERIM SH.P.K” që zotërohet ngë vëllai i tij Islam Shyti, është bashkë-aksionere në këtë hidroçentral me kompanitë e tjera si “ARKEV SH.P.K” dhe “ÇUPI GROUP SH.P.K”.

Njëherësh Bari Shyti, njihet si gjyqtar që i shërben politikës dhe segmenteve të caktuara të bashkisë së Tiranës dhe më konkretisht kryebashkiakut Erion Veliaj.

Bari Shyti, është gjyqtari që rrëzoi kërkesën e shoqërisë civile, e cila kundërshtonte vendimin e Bashkisë së Tiranës dhe Entit Rregullator të Furnizimit me ujë, për ndryshimin e tarifave mujore të ujit të pishëm për banorët e Tiranës.

Bari Shyti, në 24 dhjetor 2018 rrëzoi kërkesën e shoqërisë civile, duke lënë në fuqi rregullat dhe tarifat e reja të ujit të pijshëm të vendosura nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.