Pak ditë më parë në rrjetet sociale u bënë virale pamjet e dhunës ç’njerëzore ndaj një gruaje, në ambientet e jashtme të QSUT-së.
Dhuna e ushtruar ndaj saj ishte e patolerueshme, njësoj si qëndrimi i mbajtur nga njerëzit përrreth, asnjë prej të cilëve nuk i erdhi në ndihmë.
Ndërkohë që dalin në dritë detaje lidhur me autorin e kësaj dhune, i cili nuk është as më pak dhe as më shumë sesa nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja.
I biri i këtij të fundit u vu në qendër të medias lidhur me dhunën e ushtruar ndaj të dashurës së tij Xhisiela Maloku, e cila u tërhoq më pas nën ndikimin e kësaj familje, me mjaft ndikim në zonën e Fushë Krujës.
Lidhjen mes këtyre dy personazheve të dhunshëm e ka denoncuar gjatë ditës së sotme gazetarja e kronikës në TCH Anila Hoxha.
“E moret vesh o shoke dhe shoqe ? Ai tipi qe u shfaq tek JOQ Albanja duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja , vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori. Miremengjes!”, shkruan Anila Hoxha në rrjetet sociale.
(E.K/Faxweb.al)