Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Sport

E pabesueshme, Lionel Messi vetëm 18 minuta larg vdekjes

Detaje të reja dalin në dritë pas rrëzimit të avionit në Kolumbi, me lojtarët e ekipit të Brazilit, Chapecoense.

Sipas tzabloidit britanik “The Sun”, përpara se avioni të rrëzohej me ekipin e Chapecoense, kishte transportuar më parë ekipin e Argjentinës në të cilin ndodhej edhe Lionel Messi.

Ekipi argjentinas ka udhëtuar 4 orë dhe 4 minuta, dhe nëse do të zgjaste edhe 18 minuta të tjera, atëherë avioni do të rrëzohej dhe mund të ishte një tragjedi ndoshta edhe më e madhe.

Avioni charter me 81 persona në bord, duke përfshirë edhe ekipin e Chapecoense u rrëzua në qytetin Medellin të Kolumbisë. Nga tragjedia vetëm 6 persona arritën të mbijetojnë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i tragjedisë ishte mbarimi i karburantit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.