Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Në e kapsha, pa e shkëly nuk e lej”, e moshuara e revoltuar për shèmbjen e pallatit: Më ka ardhur shpirti në majë të hundës, për qejfin e k*rvave nuk…

Banoret e pallatit 1035 në lagjen 9 kanë pròtestuar për njoftimin e papritur që u është bërë për të liruar banesat me datën 15. Ata kanë shprehur revòltën e tyre teksa intervistoheshin nga gazetarja e Fax News, Albana Aliaj.

Që prej datës 26 nëntor, jetojnë me fëmijë e të moshuar në pallat pasi nuk ka dèmtime nga tèrmeti, ndërsa tani i thuhet se është i pabanueshëm.  Ata shprehin indinjaten e tyre se si pas 8 muajsh banesat e 18 familjeve, qenkan prishur kur su ka shkuar asnjë komision për të parë gjendjen dhe asnjë familje nuk ka marrë bonus qeraje dhe as kanë aplikuar për grantet e riparimit.

Vetëm një javë më parë, pranë pallatit të tyre u shfaq një grup që bëri foto dhe nxori njoftimin. Banorët thonë se ka grupe interesi lakmojne pozicionin e pallatit, ku edhe çmimi i banesave është i lartë.

Një e moshuar nuk arrin të përmbahet aspak dhe shprehet e revòltuar: “Jam inválide, kam 30 vjet që jetoj këtu. Për qejfet e këtyre këtu, se nuk dua të flas më gjatë se më ka ardhur shpirti në majë të hundës, të iki të marr dhenë unë për qejfin e hòrrave dhe k*rvave që ka pallati jonë, nuk bëhet kjo gjë bir. Vini dorë se jemi njerëz, jemi të moshuar, nuk kemi ku të shkojmë se jemi në moshë të vjetër. Jam e vjetër, me inválide, me operime, me të gjitha. Cfarë bëhet kjo kështu, të plotësosh qejfin e kësaj këtu. Po nuk del ajo se në e kapsha, pa e shkëly nuk e lej.”

Ndërkohë, nuk mungojnë akùzat ndaj strukturave të shtetit për korrupsion dhe kërkojnë që të rivlerësohet pallati nga specialistët. Për këtë kanë bërë edhe një peticion sepse, theksojne ata, për pallatin është vendosur që të shèmbet pa u thënë atyre.(A.M/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *