AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E moshuara e mallëngjyer, i puth dorën Edi Ramës (Video nga Elbasani)

Prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama së bashku me qeverinë ndodhen në Elbasan, ku po zhvillojnë disa takime në kuadër të ditës së verës.

Ajo që shihet qartë në videon e mëposhtme të ‘’Faxweb.al” është problemi shëndetësor që Rama ka me këmbën. Ai shfaqet duke çaluar teksa zbret nga makina shoqëruar dhe nga ana e kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Sikleti me këmbën i Ramës shfaqet përgjatë gjithë qëndrimit të tij në Elbasan.

Po ashtu Rama ka vizituar dhe panairin e prodhimeve ushqimore ngritur posaçërisht për këtë festë.

Prania e qytetarëve është mjaft e madhe, teksa kryeministri shihet i rrethuar edhe nga forca të shumta sigurie. Nuk kanë munguar as buqetat me lule për kryeministrin, i cili ua ka dhuruar disa zonjave pas tij.

Ndërsa një nga zonjat e moshuara të cilat ishin të pranishme në panair, i ka puthur dorën kryeministrit.

Rama u shpreh: Ka kaluar shumë kohë, aq sa nuk e mbaj mend herën e parë që kam ardhur në Elbasan në Ditën e Verës, po ajo që vihet re është ndryshimet që ka pësuar qyteti.

Rama premtoi se do të ketë shumë mundësi të reja për Elbasanin dhe se e nesërmja do të shkëlqejë si dita e verës.

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *