Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

E morën peng, e masakruan dhe i fshehën trupin, Gjykata jep vendimin për 5 të dyshuarit, asnjë nuk pranon krimin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për të 5 personat e arrestuar, si autorë të dyshuar të pengmarrjes, vrasjes dhe më pas fshehjes së trupit të 49-vjeçarit Jak Prenga, ngjarje kjo e ndodhur në 17 Janar.

Asnjëri prej të arrestuarve nuk e ka pranuar autorsinë e veprave penale në Gjykatë, dhe kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë lidhje me ngjarjen.

  1. Bajram Hajri – Arrest me burg
  2. Leonard Hajri – Arrest me burg
  3. Olsi Turja – Arrest me burg
  4. Elton Hajri – Arrest me burg
  5. Festim Bixhdili – Arrest me burg

Avokati mbrojtës i njërit prej të dyshuarve, Elton Hajrit, Arbër Hoxha, tha se klienti i tij nuk kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa tha se provat e paraqitura nga ana e prokurorisë janë të paplota.

Hoxha u shpreh se Prokuroria fliste për materiale filmike, por këto të fundit nuk u paraqitën në seancë.

“Në seancë nuk është shfaqur asnjë material filmik, dhe provat që iu dhanë gjykatës kanë qenë disa foto të stampuara”, u shpreh avokati.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *