22:39 | 04/02/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E mbytëm me peshqir”, xhaxhai i Luis Saliajt jep detaje tronditëse: E dorëzova vetë në polici, është mashtrues

11:23 | 09/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E mbytëm me peshqir”, xhaxhai i Luis Saliajt jep detaje tronditëse: E dorëzova vetë në polici, është mashtrues

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 50 vjeçares Drita Saliaj në fshatin Gjerbës në Mallakastër. Në një komunikim që ka pasur sot për mediat, xhaxhai i një prej autorëve të dyshuar, Ilir Saliaj, tregoi se ai e ka dorezuar vetë në polici nipin e tij, Luisin.

“Në datën 5 mua më merr në telefon kunata, dhe më thotë që djalin e shihte të dyshimtë. Nisem drejt fshatit dhe e kam dhunuar Luisin për të më treguar se çfarë kishte ndodhur, më tha që ishte bërë një vrasje, por që nuk e kishte kryer ai.

E kemi çuar djalin në komisiarat dhe i kemi thënë policisë që ta merrte pasi kishte kryer një krim”, tregon Ilir Saliaj.

Ndërkohë që duke treguar më tej për reagimet pas ngjarjes, Ilir Saliaj rrëfen se ata nuk janë lejuar që të marrin pjesë në varrimin e të afërmes së tyre, Dritës. Ai kërkon që ndaj nipit të tij të merret ndëshkim ekstrem, deri në varje.

“Nuk na kanë lejuar të shkojmë në ceremoninë mortore. Mamaja e Luisit dhe babai janë në gjendje shoku. Mamaja e Luisit ka qenë larguar që në 27 dhjetor nga Gjerbësi. Nipi vinte dhe ikte nga fshati vazhdimisht. Nuk kemi marrë avokat e s’do shkoj ta takoj sa të jem gjallë. Dua drejtësi, për mua nipi duhet të varet”, tha xhaxhai.

Ai ka pranuar më tej se Luisi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dhe ka pasur probleme edhe më parë, pasi mashtronte familjen e tij.

“Trupin në rezervuar sipas nipit e ka hedhur shoku i tij. Nipi është djal i keq dhe është përdorues i hashashit. Djali është tip mashtrues, nuk i besohet asnjë fjalë”, tha më tej Ilir Saliaj.

Për vrasjen e 50-vjeçares janë arrestuar nipi i bashkëshortit të saj, (djali i vëllait), Luis Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arrestuar shkuan në banesën e 51-vjeçares për të grabitur.

Të tre të rinjtë kanë pranuar autorësinë e krimit, ndërsa Luis Saliaj është shprehur dje se ai kishte frikë të shkonte në burg, dhe se ai vetë nuk e ka kryer vrasjen.

Të rinjtë kanë treguar se e kanë mbytur me peshqir, Drita Saliajn, dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar.

Pas

“Shqipëria në shënjestër nga Irani”, gjenerali amerikan: Kanë aftësi mjaft të sofistikuara, duhet vigjilencë

Para

VIDEO/ Banesa në Shkodër përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht e moshuara

Para
VIDEO/ Banesa në Shkodër përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht e moshuara

VIDEO/ Banesa në Shkodër përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht e moshuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Luizi, Kiara dhe Efi dëgohen në nominim nga Dea Mishel, njëri prej tyre lë sonte shtëpinë e BBV

Arrestohet një i mitur shqiptar në Greqi, akuzohet për trafik droge

Drejtoresha e TKOB, Abigela Voshtina: Viti 2023 sjell sfida dhe risi të reja, motorrat e teatrit nuk pushojnë së punuari

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Asociacionin: Duhet t’i ketë për bazë 3 parime themelore

Luizi konfliktohet me Amosin: Nuk më vjen as te maja e gishtit

Anashkalimi i vakteve të ngrënies, çfarë ndodh me organizmin tuaj

SHBA rrëzon balonën kineze të spiunazhit

Interi merr “goditje” të madhe, sulmuesi argjentinas nuk do të luajë në derbin me Milanin

Peshkaqeni sulmon 16-vjeçaren duke notuar, ngjarja e pazakontë përsëritet pas 100 vitesh

Çfarë duhet të keni kujdes për zemrën kur është ftohtë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.