Kozma Dushi është “masakruar” në rrjetet sociale nga publiku kjo për shkak të një llogarie në “Facebook” që mban emrin e tij. “Kozma Dushi zyrtare” është emri i faqes që shkruan statuse të ndryshme me gabime ortografike dhe shkrime të ndryshme.
Kjo faqeje duke iu referuar statuseve të tij është kthyer në objekt talljeje për figurën e këngëtarin. Madje edhe në foton e fundit të postuar në këtë faqe, Kozma Dushi shfaqet duke u lexuar librin e Fate Velës, “KREUZTANNE”, nuk kanë munguar batuat nga komentuesit.
“MIQE….. PA LIBRIN ZDO ISHA KY QE JAM SOT…… PUSHIME TE KENCME…… RRESPEKTE KOMI….”, shkruhet te mbishkrimi i kësaj fotoje, ku edhe ashtu siç shihet nuk janë të pakta gabimet ortografike.
Por Kozma Dushi është shprehur i indinjuar ndaj këtyre njerëzve që sipas tij i kanë dëmtuar imazhin dhe është shprehur se nuk ka lidhje me këtë faqe në ‘Facebook’.
“Ajo nuk është adresa ime. Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk është bërë nga dora ime. Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar. Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social. Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe vlerësuar me çmime. Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe, por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist. Do interesohem që ajo llogari të mbyllet. Ai merr foto që postojnë miqtë e mi në rrjete sociale dhe u vendos shkrime. Për sa i përket atij postimit për titujt, unë nuk jam askush për të thënë se kush duhet ta marrë apo jo titullin “Mjeshtër i Madh”. Jam shumë i indinjuar!”është shprehur këngëtari i mirënjohur për Blitz.al.
Kozmai ka treguar se për këtë fakt do t’u drejtohet edhe autoriteteve pasi situata po bëhet e patolerueshme.
(J.V/Shuplaka)